Lajme

Vjen deklarata e Vuçiq pas takimit ku pati përplasje me Vjosa Osmanin: Kishte shumë mospajtime

05/17/2021 15:21
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u ndal të flasë për media pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, i njohur si procesi i “Brdo-Brijunit” në Slloveni, ku tha se pati edhe një përplasje mes tij dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Vuçiq deklaroi se në takim kishte mospajtime, vërejtje e tension, por tha se është mësuar me këtë.

“Sa i përket Serbisë, ne kemi pranuar përfundimet e propozuara. Ajo që është më e rëndësishmja për ju dhe për të cilën ekziston një konsensus është se i gjithë rajoni është në rrugën evropiane. Ne gjithashtu mbështetëm synimet për të hapur një datë për negociata… Kishte shumë gjëra për të cilat nuk ranë dakord dhe një nga çështjet kryesore është çështja e ndryshimit të kufijve. OKB është i vetmi organ në botë për të cilin mund të biem dakord dhe ne jemi të kënaqur me pjesën tjetër të tekstit. Të tjerët kërkuan shumë më tepër. Ne patëm një takim të mirë, por edhe me shumë vërejtje, dublikata, por tashmë jemi mësuar me këtë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb pranoi se s’ishte dakord lidhur me atë që u diskutua për mosndryshimin e kufijve.

“Ne nuk ramë dakord për çështjen e ndryshimit të kufijve. Serbia është në favor të parimit të pandryshueshmërisë së kufijve, por disa prej tyre u kujtuan në vitin 2021 se kufijtë nuk duhet të ndryshohen. Serbia kërkon që ky parim të zbatohet gjithmonë në përputhje me statutet e OKB-së. Pra, nuk mund t’i ndryshoni kufijtë as në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë. Ju nuk mund t’i interpretoni kufijtë ashtu siç dëshironi ose siç dëshiron dikush. Ne qëndrojmë për respektimin parimor të të gjitha parimeve të OKB-së”, tha Vuçiq, transmeton express.

Në takim, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, pra pa media, morën pjesë edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviqç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq, Shefik Gjaferoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Aleksander Vuçiq, thotë se nuk i pranon “komandat” e Vjosa Osmanit për njohjen e Kosovës