Lajme

Vjedhje në një lokal në Prishtinë, i dyshuari u hedh sprej dy personave

04/04/2022 10:16
nga:Donika Fetahu

Dy viktima, një mashkull dhe një femër kosovarë kanë informuar se një i dyshuar i pa njohur u ka hedhur sprej dhe më pas ka grabitur rreth 800 euro para nga arka e lokalit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.