Një person në Suharekë ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur dy pushkë gjuetie, para kesh dhe një zinxhir qafe prej ari, raporton GazetaBlic.
Sipas raportit të policisë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.
“Suharekë / 08.02.2025 – 19:15. Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur dy pushkë gjuetie, para kesh dhe një zinxhir qafe prej ari. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policorë.


