Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të dielën në Prishtinë.
Sipas policisë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një qytetari dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash të gatshme si dhe stoli ari.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në intervalin kohor nga ora 13:54 deri në 22:00.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe hetimet janë duke u zhvilluar.


