Lajme

Vjedhje e rëndë në Lubizhdë të Prizrenit, grabiten para dhe stoli ari nga vetura

12/18/2025 11:44
nga:Y I

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku persona të panjohur kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari nga një veturë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 17:30 të së mërkurës, kur të dyshuarit, ende të paidentifikuar, kanë arritur të marrin sende me vlerë nga vetura e viktimës, një mashkull kosovar.

Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

Rasti po hetohet nga organet e rendit.