Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku dy persona dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me dokumente brenda një zyre.
Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar viktima, teksa e gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Policia bën me dije se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë thyer zyrën e tij, dhe nga aty është vjedhur kasaforta me dokumente. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.