Lajme

Vjedhje e rëndë në Isniq të Deçanit

06/30/2023 09:31
nga:Gazeta Blic

Një vjedhje ka ndodhur në Isniq të Deçanit, të cilën policia e ka cilësuar si vjedhje e rëndë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se në një shtëpi janë vjedhur para dhe ari.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë saj dhe nga aty kanë vjedhur një shumë parashë dhe një sasi ari. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.