Lajme

Vjedhje e pyllit në Leposaviq, arrestohen dy persona

11/08/2024 11:03
nga:N K

Të enjten në Stacionin Policor në Leposaviq është raportuar një rast i vjedhjes së pyllit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy persona të dyshuar që kishin prerë një sasi të konsiderueshme drunore dhe i kishin ngarkuar në automjetet për bartje, kamion dhe traktor.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar automjetet për bartje së bashku me sasinë drunore, dy sharra për prerje te druve dhe dy radiolidhje. Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit dhe procedurave tjera policore, me urdhër te prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e pyllit”.