Persona deri më tani të pa njohur nga një objekt përcjellës i një shtëpie në fshatin Çaber të Zubin Potokut, kanë vjedhur 20 makina për prodhim të valutave dhe 120 kartela grafike.
Rasti është raportuar më 5 nëntor ndërkohë hetimet po vazhdojnë.
“Fsh. Çaber, Zubin Potok 05.11.2021 – 20:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga person/a deri më tani të pa njohur nga objekti përcjellës i shtëpisë i kanë vjedhur 20 makina për prodhim të valutave dhe 120 kartela grafike. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.