Kryeministri, Albin Kurt, ka shkruar për vizitën e tij në Berlin, ku së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku dhe nënkryetaren e dytë të VV-së, Mirka Limani-Myrtaj morën pjese në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, SPD-së.
Atje Kurti u takua edhe me Kancelarin, Olaf Scholz.
“E në margjina të Kongresit, takimi me Kancelarin Scholz dëshmoi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies në të dy vendet”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka theksuar se Kosova është shtet i së drejtës, demokracisë e barazisë për të gjithë.
“Fuqizimi i bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat ishte fokus i bisedës dhe me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi si dhe me Kryetarin e SPD-së njëkohësisht deputet i Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil. Kosova është shtet i së drejtës, demokracisë e barazisë për të gjithë. Biseduam dhe rreth dinamikës e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e dialogut e përkushtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka shtuar Kurti.
Gjiashtu, shefi i ekzekutivit kosovar është takuat edhe me mërgatën shqipto që jeton atje,
“Nuk mund të mungonte dhe takimi me mërgatën, ku biseduam mbi një mori temash, i interesuar jo vetëm për t’i informuar me ecurinë e aktualitetin e vendit tonë, por edhe për të dëgjuar rreth jetës e përvojës së tyre, përshtypjeve e ideve të diasporës”, ka përfunduar Kurti.


