Lajme

Vizita lamtumirëse e kancelares Angela Merkel në Turqi, takohet sot me Erdoganin

10/16/2021 14:28
nga:M K

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë sot Stambollin për t’u takuar me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, në një vizitë lamtumire.

Të dy udhëheqësit do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe “ndërsa pritet të shkëmbejnë pikëpamjet mbi procesin e pranimit të Turqisë në BE, si dhe mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Ministria e Jashtme turke për agjencinë gjermane të lajmeve.

Agjencia gjermane thekson se ndër çështjet e tjera që mund të diskutohen janë çështja e emigracionit, të drejtat e njeriut dhe roli i Turqisë në NATO.