Lajme

Vizita e Veselit në Kosovë pas vdekjes së nënës, Gjykata Speciale jep detaje

01/29/2022 11:09
nga:Y I

Dhomat e Specializuara kanë publikuar raportin mbi vizitën dy ditore të Kadri Veselit në Kosovë pas vdekjes së nënës së tij.

Në raport bëhet e ditur se mbrojtja e Veselit ka kërkuar që t’i mundësohet vizitë tri ditëshe ndërkaq gjyqtari ia ka lejuar vetëm dy ditë.

Në raport jepen detaje për vizitën e Veselit tek varri i nënës së tij i shoqëruar nga policët e Speciales.

Ai ka takuar familjen e ngushtë dhe disa familjarë të tjerë nën përkujdesjen e zyrtarëve policorë teksa s’është lejuar që të përdorë telefon apo mjet tjetër komunikimi e as ndonjë shkëmbim tjetër gjësendesh siç janë lapsi apo letra.

“Sekretaria i ofroi gjyqtarit të procedurës paraprake azhurnime të rregullta gjatë vizitës së paraburgimit, siç specifikohet në vendim. Z. Veseli është transferuar në një objekt të sigurt në Kosovë, ku ka qëndruar gjatë gjithë kohës në paraburgim dhe nën përcjellje. Z. Veseli vizitoi varrin e nënës së tij në shoqërinë e oficerëve përcjellës. Menjëherë pas kësaj, z. Veseli u transportua në [REDAKTUAR]. [RIDAKTUAR]. Z. Veseli vizitoi dy grupe të vogla të vizitorëve të autorizuar, pas verifikimit të identitetit, secili i përbërë nga katër anëtarë të familjes së ngushtë. Z. Veseli ka vizituar grupin e parë dy herë, para dhe pas vizitës me të dytin grup. Gjatë vizitës së tij me grupin e dytë, një anëtar i afërt i familjes u largua nga [REDAKTUAR] dhe një i afërm i autorizuar i shkallës së dytë u lejua të hynte [REDAKTUAR] dhe t’i bashkohej grupit të dytë”, thuhet në një pjesë të raportit të Speciales.

Pas takimeve me familjarë, Veseli është transportuar në qendrën e sigurt të ndalimit të Speciales.

Tutje në raport thuhet se ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka respektuar instruksionet e oficerëve korrektues gjatë vizitës në Kosovë.

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës