Lajme

Vizita e Sorensen, Bytyçi: Përgatitje për takim në dialog dhe shtytje për formim të institucioneve

01/14/2026 17:32
nga:G B

Analisti politik, Seb Bytyçi, ka komentuar vizitën e sotme në Prishtinë të Peter Sorensen, të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka theksuar se vizita e Sorensen ka për qëllim të nxisë formimin sa më të shpejtë të institucioneve, në mënyrë që të mund të fillojnë lëvizjet konkrete në dialog.

“Këto vizita janë përgatitore për takimin në dialog, në këtë rast është një lloj shtytje që të ketë sa më shpjet formim të institucioneve ashtu siç pritet të ndodhë. Për shkak të rezultateve zgjedhore ka edhe shpresë në Bruksel që do të mund të ketë lëvizje në dialog në kuptimin që të realizohen takime, pritet që pas formimit të institucioneve BE të lëviz me organizmin e takimeve me shpresë që të ketë përparim ë dialog megjithëse kjo është e sigurt”, ka deklaruar Bytyçi në emisionin FIVE.

Sot, Sorensen zhvilloi takime me udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osman.

Duke folur për media pas takimit me presidenten, Sorensen tha se “kam shpresa se viti 2026 do të na japë atë që viti 2025 nuk na e dha”.