Lajme

Vizita e Sorensen/ Arifi: Pas krijimit të institucioneve, dialogu prioritet kryesor – synohet takim i nivelit të lartë

01/14/2026 22:42
nga:G B

Ish kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka folur për vizitën në Kosovë të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Peter Sorensen.

Ky i fundit tha se do të punojë për të gjetur një mënyrë që dy vendet fqinje të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë, në përpjekje për t’i normalizuar marrëdhëniet.

Arifi në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se BE do ta bëjë prioritet kryesor çështjen e dialogut, sapo të formohen institucionet.

Sipas tij, synimi është që fillimi të shënohet me një takim të nivelit të lartë.

“Ata janë të vetëdijshëm se pa u krijuar institucionet nuk mund të ketë dialog dhe fokusin e kanë së pari te krijimi i institucioneve. Pres që pas krijimit të insitucioneve implementimi i marrëveshjeve të shndërrohet në prioritet numër 1, edhe pse jo me vullnetin e qeverisë Kurti. Unë besoj se ata i kanë informuar për këtë dhe si duket synimi do të jetë që fillimi të shënohet me takim të nivelit të lartë”, ka thënë ai.

Arifi po ashtu ka folur pë pozicionin e Kurtit për dorëzimin e Radojçiçiqit që thotë se është i drejtë, por që Kurti bie në kundërshtim me veten sa i përket sistemit të drejtësisë.

“Pozicioni i Kurtit se pa e dorëzuar Radojçiçin s’ka dialog është i drejtë por jane dy probleme. Ai po të njëjtëve u thotë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i kapur dhe vazhdimisht u bën presion gjyqtarëve dhe prokurorëve që mos t’ia ”ngucin” minstrat, kurse BE-së i premton gjykim të drejtë për Radojçiçin po nga i njëjti sistem. Sa i përket letreë së Bërnabiqit, BE nuk e konsideron atë të pranuar me vet faktin se të gjitha obligimet e Serbisë që burojne nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit i ka futur në kapitullin e Serbisë për integrim në BE”, ka deklaruar Avni Arifi./Gazeta Blic/