Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, do të qëndrojë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi deri më 11 janar.
Lidhur me vizitën e tij në Kosovë, ish diplomatja Alma Lama, thotë për Gazeta Blic se është një vizitë kortezie.
“Administrata Biden është në ditët e saj të fundit dhe çdo vizitë e zyrtarëve të saj është më shumë vizitë kortezie. Kosova dhe rajoni kanë resurse natyrore dhe vizita e tij mund të ketë ndonjë mision specifik gjeopolitik, ose që lidhet me interesat e SHBA-ve për bashkëpunimin në menaxhimin e tyre”, vlerëson ai.
Sipas Lamës, aktualisht nuk mund të parashikohet si do të sillet administrata Trump në raporto me Kosovën.
“Tani për tani nuk mund të parashikohet se si do të sillet administrata Trump, çfarë vëmendje do t’i japë Kosovës dhe rajonit”, deklaron ish ambasadorja, Alma Lama./Gazeta Blic/
Verma për vizitën në Shqipëri, Kosovë e Serbi: Do ta riafirmojë angazhimin e ShBA-së për Ballkanin