Lajme

Vizita e Lajçak në Kosovë / Analisti zbulon arsyen: Vjen për të marrë miratimin e opozitës për Asociacionin

11/06/2023 19:01
nga:N K

Analisti politik, Fidan Ukaj, ka thënë se emisari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, do të vijë në Kosovë për të marrë miratimin e partive opozitare rreth Asociacionit.

Ukaj në një prononcim për Gazeta Blic ka folur rreth këtij takimi, ku sipas tij do të diskutohet rreth draft statusit të Asocoacionit.

“Mendoj se z.Lajçak vjen në Kosovë për të diskutuar planin evropian dhe draft statutin e Asociacionit, me të gjithë akterët politik dhe institucional të Kosovës, në përpjekje për të marrë miratimin edhe të partive opozitare rreth këtij propozimi”, tha ai.

Tutje, ai tha se Lajçak do t’i informojë në detaje përfaqësuesit e opozitës rreth këtij drafti.

“Mendoj se nga këto takime sidomos me partitë opozitare z.Lajçak do t’i informojë në detaje rreth përmbajtjes së planit evropian e po ashtu draftit të Asociacionit, me çka do të informohen edhe partitë opozitare rreth këtij plani, e po ashtu do të përmbushet kërkesa e vazhdushme që kishin ndaj qeverisë per t’u informuar rreth këtije plani dhe drafti të Asociacionit”, ka thënë Fidan Ukaj./GazetaBlic/

 

Lajçak në Kosovë/ Agusholli i VV-së: Kurti e ka bërë të qartë pozicionin për draft statutin e Asociacionit – ‘topi’ te Lista Serbe

Krasniqi takohet nesër me Lajçakun në këtë orë