Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur sot vizitën në Kosovë.
Vizita vjen disa ditë para takimit Kurti-Vuçiq që do të mbahet në Ohër me 18 mars.
Lidhur me vizitën e Lajçak, analisti politik Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic thotë se ai ka të bëjë me pushtetin dhe jo opozitën, pasi opozita edhe pse nuk pajtohet me pushtetin, nuk e pengon marrëveshjen.
“Lajçak në Kosovë nuk ka punë me opozitën por me pushtetin. Opozita jodomosdo është në ujdi me pushtetin porse nuk e pengon marrëveshjën. Vendimet i merr pushteti që ka një shumicë të madhe në Kuvend”, thekson ai.
Matoshi vlerëson se marrëveshja nuk është fitore por mundësi që Kosova të zhbllokohet në arenën ndërkombëtare.
“Marrëveshja është jo një fitore por një mundësi për Kosovën dhe si e tillë, e domosdoshme për debllokimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, deklaron analisti Halil Matoshi./Gazeta Blic/


