Lajme

Vizita e Kurtit në SHBA, Zogaj: Si të Petrit Selimit e Uranik Begut

05/10/2022 18:09
nga:G B

Analisti politik Petrit Zogaj e ka krahasuar vizitën e kryeministrit Kurti në SHBA me ato që Petrit Selimi do t’i bënte në MCC, e që i ka bërë me dhjetëra herë, ose Uranik Begu nga ICK-ja që mund t’i bënte në Silicon Valley.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti për dallim nga të dy, është kryeministër i Kosovës dhe takimet politike do të duhej të ishin në qendër të vizitës në SHBA, përcjell Gazeta Blic.

Zogaj ka shtuar se Kurti s’po e bën as politikanin, e as sipërmarrësin privat.

Postimi i tij i plotë:

Aktualisht, niveli i vizitës së KM Kurti në US është me ato që Petrit Selimi do t’i bënte në MCC, e që i ka bërë me dhjetëra herë, ose Uranik Begu nga ICK-ja që mund t’i bënte në Silicon Valley. Ndërkohë që dy të fundit janë drejtorë ekzekutiv në fondacionet ose komunitetet që udhëheqin, Kurti është përfaqësuesi më i lartë politik i Kosovës, e ku takimet politike do të duheshin me qenë në qendër të  çfarëdo vizite të tij në US. Me një fjalë, s’po e bën as politikanin, e as sipërmarrësin privat.