Lajme

Vizita e kancelarit Sholz, në rolin e lidershipit

06/09/2022 22:16
nga:G B

Kancelari gjerman, Olaf Sholz, sikundër u bë e ditur, tanimë do ta vizitojë Kosovën dhe rajonin më 9 dhe 10 qershor. Nesër do të takohet me kryeministrin Kurti, me ç’rast do të bisedohet për integrimet në BE, si dhe për bashkëpunimin rajonal, por edhe në tejkalimin e bllokadave dypalëshe.

Për takimet dhe për çështjet që do të mund të trajtohen në kuadër të vizitës së kancelarit Olaf Sholz në vendin tonë, por edhe në rajon, në “Prime Time” janë ftuar për të diskutuar Jehona Lushaku-Sadriu, nga LDK, Bernard Nikaj nga PDK, Blerim Canaj, diplomat, Arian Zeka, OEA.

Lidhur em vizitën e kabncealrit Sholz, znj. Lushaku-Sadriu theksoi se është një vizitë shumë e rëndësishme, sepse ndodhë në prag të një mbledhjeje që do te ndodhë ne BE në KE, ku do të diskutohet për perspektivën dhe qasjet e reja nda procesit të zgjerimit.

“S’duhet harruar se tani pas luftës në Ukrainë ka një momentum i ri dhe tani shtetet e BE-së janë duke menduar që të gjejnë shtigje për të gjetur zgjidhje nga situata e krijuar nga invadimi rus në Ukrainë”, deklaroi ajo.

Më tej ajo shtoi se BE është duke u përballur edhe me një fluks të madh të emigrantëve, që prek edhe sigurinë, sidomos të rajonit duke marrë parasysh se edhe Ballkani edhe shtetet përreth Ukrainës synojnë të integrohen në BE, prandaj konsideroj se shtetet me prioritet janë vendet nga Ballkani Perëndimor.

“Gjermania brenda BE-së ka një rol shumë të rëndësishëm, ka peshë të përgjegjësisë për formimin e politikave dhe si qeveri që ka marrë mandatin dhe tani dëshiron të japë dinamikë të re zhvillimeve që po ndodhin, të tregojë një rol lider brenda BE-së”, shtoi Lushaku-Sadriu.

Sipas saj, kancelari Sholz ka marrë vendim që të realizojë këtë vizitë dhe i bie peshë e madhe për të marrë rolin e lidershipit.

Ndërkaq Bernard Nikaj, nga Partia Demokratike të Kosovës, tha se nuk pret që kancelari Scholz do të shkojë përtej mesazheve te përgjithshme përkrahëse për rajonin, në raport me BE, por edhe për rolin lider të Gjermanisë në ketë proces.

“Procesi i Berlinit është i nisur kryekëput prej Gjermanisë dhe, me përkrahjen edhe të vendeve të tjera, Kancelari, në disa deklarime të mëhershme e ka shtyrë këtë proces përpara, pavarësisht proceseve të tjera që ndodhin”, tha Nikaj.

Nikaj tutje tha se Kancelari do t’i dërgojë ato mesazhe, tanimë që ne i dimë, do të thotë, ai do të shprehë mbështetjen e perspektiven evropiane te të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të kërkojë nga vendet që të angazhohen në zgjidhjen e konflikteve të brendshme që ndodhen në Ballkan, dialogun Kosovë – Serbi, çështjen e Bosnjës dhe do të kërkojë që vendet e Ballkanit Perëndimor të mbajnë të njëjtin qëndrim, sa i përket konfliktit së luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, kjo posaçërisht në raport me Serbinë.

Sipas tij do të ketë presion të shtuar që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Po kështu, ai mendon se vizita e kancelarit Schloz është një lajm i mirë dhe është pjesë e një turneu ballkanik që ai po e bën.

“Është një sinjal pozitiv, po nuk duhet të ekzaltohemi sepse problemet në Bashkimin Evropian dhe të gjitha çështjet ekonomike, politike dhe të lidhura me luftën në Ukrainë, krijojnë një situatë ku ne nuk mund të presim lëvizje të shpejta përpara”, shtoi Nikaj.

Për mendimin e tij, për Kosovën është e rëndësishme që ai (Sholz) do ta rikonfirmojë mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

E, për diplomatin Canaj këtë herë Scholz do të jetë më i ashpër me Serbinë, bile ai mendon se do të kërkojë nga Serbia dhe pozicionimin më raport me sanksionet ndaja Rusisë.

“Sa i përket ‘Ballakit të Hapur’ dhe ‘Procesit të Berlinit’, deri me tani Gjermania nuk është shprehur ndonjëherë hapur kundër ‘Ballkanit të Hapur’, natyrisht është në favor të tyre që ta vazhdojnë një proces që ata e kanë filluar vet”, shoi ai.

Tutje, diplomati Canaj theksoi se kancelari Sholz, kësaj radhe do të na tregojë që nuk flet një kancelar, por një shtet.

“Ai në këtë vizitë do të ketë kërkesë edhe për kryeministrin tonë, kërkesë në emër të asaj që ne mos të qëndrojmë të ngurtë, që ne mos t’i ndërrojmë proceset, por të jemi bashkëpunues”, sqaroi ai.

Canaj, gjithashtu theksoi se do të jetë temë e bisedës dialogu mes Kosovës e Serbisë edhe marrëveshja e manastirit, çështja e asociacionit, “Ballkani i hapur” dhe “Procesi i Berlinit”.

Ndërsa Arianit Zeka, nga OEA, foli për “Ballkanin e Hapur”, që politika e vendit tonë kundërshton këtë nismë.

“Nuk dëshiroj të gjeneroj polemikë, me qenë se ka ndoshta edhe përfaqësues së partive politike, linjat e tyre zyrtare e kundërshtojnë nismën, ndërkohë që për tregun e përbashkët rajonal të njohur si ‘Ballkanin e Hapur’, mendoj që nuk bie ndesh njëra më tjetrën”, deklaroi ai.

Sipas tij, dallimi është që “Procesi i Berlinit” është nismë e Gjermanisë, të cilës i janë bashkuar edhe shtete të tjera të BE-së si dhe tashmë edhe një shtet joanëtar e BE-së, si Mbretëria e Bashkuar, që vazhdon ta mbështesë, edhe pse nuk kemi parë ndonjë aktivitet në kuadër të këtij procesi tash e disa vite.

Kurse gazetari i DW, Bahri Cani, tha se nga agjenda shihet se ku janë pikat kryesore të kësaj vizite dhe që përkojnë edhe me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe të Gjermanisë në këtë moment.

“Kjo vizitë është njëfar lloj vazhdimësie e asaj që ka ndodhur në Berlin dhe tematika do të jetë shumë e qartë, zgjidhja e problemeve, normalizimi, stabilizimi tërësisht i gjendjes, sigurimi i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe pastaj afrimi i ngadalshëm me Bashkimin Evropian”, tha Cani.

Sipas Canit, pika kryesore e kësaj vizite, në fakt, është Bullgaria dhe sidomos Serbia.

“Serbia është ajo e cila për momentin është duke bërë probleme jashtëzakonisht të mëdha me politikën e saj të mirë ndaj Rusisë dhe përpjekjet që të luaj lojën e dyfishtë” , tha Cani.

E analisti Nezir Krakit, duke folur për vizitën e kancelarit Sholz në Kosovë e rajon, theksoi se ka probleme ma të ndërlikuara lidhur me shtetëzimin e Kosovës për integrimin e saj në qarqet rajonale e ndërkombëtare.

“Integrimet e shteteve të rajonit nuk janë të njëjta. Rruga e integrimit të Kosovës dallon shumë nga shtetet e rajonit. Ajo ka disa specifika, ka pranuar disa lëshime, që e bëjnë Kosovën disi më atipike në shtetndërtim” deklaroi ai.

Për këtë, ai përmendi situata të ngjashme në Evropë, psh. Qipro dhe vendet tjera, që janë me probleme të trashëguara me dekada.

Më tej, analisti Krakli mendon se kjo nismë nuk çon askund, sepse është e nisur nga Serbia. (RTK)