Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka folur rreth deklaratës së deputetit të VV’së, Gazmend Gjyshinca ku tha se “Është koha të fillojmë bisedat për largimin e regjimit të vizave edhe me ShBA-të”.
Kadrijaj në një prononcim për GazetaBlic thotë se po të ndodhte një gjë e tillë, do të ishte e mirë për krejt popullin e Kosovës, por sipas saj, vështirë e arritshme.
“Nëse ndodhë në fakt është një e mirë që i vjen edhe popullit të Kosovës, sepse ju e dini që Kosova ka një komunitet të madhë në Amerikë, por edhe njerëzit janë kurreshtar ta vizitojnë atë”, tha Kadrijaj.
“Sa i përket vizave, është një procedurë e gjatë dhe strikte. Nuk e di sa do të ishte e mundur, sepse ne ende nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Kadrijaj thotë se përveç procedurave që janë tejet të komplikuara, që vizat të hiqen për në ShBA është e vështirë edhe për shkak që Qeveria Kurti ka zbehur raportet me aleatët tanë.
“Por, a do të ndodhë apo nuk do të ndodhë është kogja problem sepse kjo Qeveri i ka zbehur raportet me ShBA-të dhe Kosova është nën sanksione. Ka qenë e vetmja qeveri që nuk i ka koordinuar veprimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e ditur që janë aleatët tonë kryesor”, shtoi Kadrijaj.
“Të njejtit kanë aplikuar për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, por kërkesa e tyre u pranua e nuk u diskutua më. Nuk e dimë as kur do të hyjë në rend dite çështja e anëtarësimit të Kosovës në BE”, tha Kadrijaj.
Gjyshinca i VV-së: Është koha të fillojmë bisedat për largimin e regjimit të vizave edhe me ShBA-të


