Lajme

Vizat nesër? Deputetja e LDK-së tregon cilat mundësitë dhe janë pritjet nga BE

06/22/2022 21:55
nga:G B

Kosova po pret me optimizëm që nesër të ketë një vendim pozitiv për liberalizimin e vizave.

Kjo pritet të diskutohet nesër në samitin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Për këtë dhe mundësinë që Kosova të merr një lajm pozitiv për vizat nesër, për Gazeta Blic ka folur kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, njëherësh deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Ajo ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e vendosura nga BE dhe se vonesa është e paarsyeshme nga ana e saj.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave. Vonesa e BE-së në heqjen e regjimit të vizave për popullin me pro-perëndimor në Ballkan është e paarsyeshme”, vlerëson Krasniqi për Gazeta Blic.

Ajo shpreson që BE t’i japë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës, pasi ata e meritojnë lëvizjen e lirë.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë lëvizje të lirë në vendet e evropiane, dhe sa më parë të ndodh kjo është më mirë për Kosovën. Në këtë kontekst, shpresoj që BE do t’i jap fund izolimit për qytetarët e Kosovës”, deklaron deputetja e LDK-së./Gazeta Blic/