Deputetja e LDK-së, njëherësh kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka mirëpritur vendimin e ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se është hap i rëndësishëm edhe pse shumë i vonuar dhe se kjo vonesë është padrejtësi e madhe ndaj popullit të Kosovës.
Postimi i saj i plotë:
E mirëpres vendimin e ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të cilët janë pajtuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Një hap i rëndësishëm ky për qytetarët e Kosovës, ndonëse shumë i vonuar. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e përcaktuara për lëvizje të lirë. Vonesat në këtë proces janë padrejtësi e madhe ndaj popullit tonë.


