Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar nga Çekia mbështetjen për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosoëvs, anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO, raporton Gazeta Blic.
Osmani këtë njoftim e ka bërë në faqen e saj në Facebook ku ka shpërndarë edhe disa fotografi nga takim me kryetarin e Senatit Çek, Miloš Vystrčil
Njoftimi i plotë:
Falenderoj kryetarin e Senatit Çek, Miloš Vystrčil, për pritjen dhe bashkëbisedimin e përzemërt. Populli i Kosovës dhe populli çek asnjëherë nuk e marrin si të mirëqenë lirinë e fituar me shumë mund, prandaj qëndrojmë të bashkuar tani kur këto vlera rrezikohen në kontinentin tonë.
Kam kërkuar nga Kryetari Vystrčil përkrahje për të shtyrë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë presidencës çeke të BE-së si dhe përkrahje për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe në Partneritetin për Paqe, si hap që i paraprinë anëtarësimit në NATO.
Po punojmë ngushtë me institucionet dhe partnerët tanë çekë për t’i dhënë rrugë të qartë integrimit evropian të Republikës së Kosovës përgjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së.


