Showtime

Vivien për lidhjen me Getinjon: Prindërit e mi nuk janë mësuar të dalë me një djalë me tatuazhe

12/22/2022 22:29
nga:G B

Getinjo dhe Vivien Thano janë çifti i parë i krijuar në Big Brother VIP Kosova.

Ata po shijojnë një kohë të mrekullueshme brenda shtëpisë së famshme, gjersa janë në njohje e sipër me njëri-tjetrin.

Ish-konkurrentja e programit të dashurisë “Love Story” ka folur së fundmi për marrëdhënien e tyre dhe mënyrën se si e shohin prindërit e saj nga jashtë.

Kjo pasi kaçurrelja thekson se ata nuk i duan djemtë me tatuazhe dhe se ka qenë në takime gjithmonë me djem të urtë.