Showtime

Vivien: Getinjo vazhdimisht më ka dhënë indikacione se po më pret

01/29/2023 18:26
nga:G B

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Viven, ka folur për lidhjen e saj me reperin kosovar, Getinjon.

Ajo ka thënë se edhe pse Getinjo ka dalur nga shtëpia e BBVK, ai i ka dërguar asaj indikacione se e pret jashtë të vazhdojnë atë që e filluan brenda.

“E shoh që edhe ai është serioz tek kjo pjesë, nuk është një gjë si me bë qejf. Në njëfarë mënyre ma ka transmetuar se nuk po bënë gallata, edhe për mua kjo është kështu”.

“Getinjo, edhe pse ka ikur çdo herë më ka sjellur ndonjë indikacion shiko se unë po të pres”, ka thënë Vivien.

Ndryshe, formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.