Showtime

Vivien e emocionuar nga dhuratat e Getinjos, e puthë ‘arushin’ në dhomën e gjumit

02/01/2023 23:31
nga:G B

Banorja e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Vivien edhe gjatë mbrëmjes së sotme ka pranuar dhurata nga i dashuri i saj, Getinjo.

Dyshja, të cilët lidhjen e nisën gjatë aventurës televizive brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, duket se kanë goxha ndjenja për njëri-tjetrin, teksa Getinjo nuk ka ndaluar me surpriza, dhe vetëm gjatë ditës së sotme i ka dërguar Vivien, një arush të madh, një letër dhe rroba gjumi.

Surpriza e radhës e Getinjos e ka emocionuar Vivien pafund, madje kjo e fundit ka filluar edhe ta puth arushin e dërguar nga rep artisti.

Gjithsesi, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.