Sulmuesi 18-vjeçar brazilian, Vitor Hugo Roque mbërriti në Barcelonë mëngjesin e së mërkurës, njoftoi klubi në faqen e tyre zyrtare.
Ai ka nënshkruar kontratë për tetë vjet, deri më 30 qershor 2031, dhe klauzola në atë kontratë është 500 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi i ri vjen nga braziliani Atletico Paranaense për 40 milionë euro. Ai shihet si një futbollist me potencial të madh. Vetëm këtë vit, ai shënoi 20 gola në të gjitha garat dhe shtoi tetë asistime.
Vítor Roque is here. pic.twitter.com/oitUhXAIn6
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 27, 2023
/GazetaBlic Sport/


