Mesfushori portugez, i votuar si mesfushori më i mirë në botë në vitin 2025 në Globe Soccer Awards, ndau një fotografi në rrjetet sociale.
Vitinha u votua si mesfushori më i mirë në botë për vitin 2025 në galanë e Globe Soccer Awards, të mbajtur në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Lojtari portugez mposhti bashkëkombësin e tij dhe shokun e skuadrës te PSG, Joao Neves si dhe Bellingham, Pedri dhe Palmer.
Në Dubai, gjatë galasë, Vitinha pati mundësinë të takonte Iniestën dhe e dokumentoi këtë në rrjetet sociale me një foto të ish-lojtarit të kombëtares spanjolle dhe një mbishkrim që i thotë të gjitha.
“Sa me fat jam, një referencë e shkëlqyer”, shkroi lojtari portugez.
/GazetaBlic Sport


