Mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, u shfaq në deklarata për shtyp pas fitores 1-0 ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve UEFA në stadiumin Emirates.
“Ishte një natë e mrekullueshme, veçanërisht për ekipin. Performanca ishte e shkëlqyer për ekipin. Ne e kontrolluam topin për pjesën më të madhe të ndeshjes. Në këtë ndeshje, na u desh të përshtateshim me rrethana të ndryshme dhe ia dolëm mbanë. Ne u mbrojtëm mirë dhe sulmuam mirë.”
Lidhur me 26 pasimet e ekipit para golit: “Kjo tregon dinamikën e lojës sonë dhe forcën tonë kolektive. Asgjë nuk ka mbaruar dhe duhet të luajmë një ndeshje të fortë në Paris.”
Ai shtoi: “Donnarumma pati një ndeshje të shkëlqyer, por ekipi ishte çelësi i fitores. Mund të kishim shënuar më shumë, por jemi të lumtur me fitoren 1-0 dhe do të bëjmë çmos për të arritur në finale.”
/GazetaBlic Sport


