Sporti

Vitija flet pas largimit nga grumbullimi, tregon gjithçka që ndodhi

10/08/2021 23:27
nga:E K

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U21 është duke qëndruar e grumbulluar para ndeshjes e cila pritet të zhvillohet të martën kundër Republikës së Çekisë në udhëtim.

Përzgjedhësi i U21 siç duket nuk është duke pasur qetësi në hotelin ku janë duke qëndruar.

Gazeta “Sheshi” raportoi ekskluzivisht se qendërmbrojtësi Leonat Vitija ka lëshuar hotelin pas debateve të ashpra me trajnerin Michael Nees.

Arsyeja e debatit dhe largimit mësohet se është mos-inkuadrimi në lojë në dy ndeshjet e fundit të Përfaqësueses.

“Arsyeja është se unë kam qenë një lojtar i rregullt tek Kombëtarja e Kosovës U21, kam luajtur edhe me gjeneratat e mëhershme. Edhe tashmë prej momentit që ka ardh ky trajneri i ri, me ka ftu në të gjitha ndeshjet në grumbullim, por nuk kam qenë në asnjë ndeshje, pra kam qenë në tribune. Edhe pas këtyre humbjeve e kap pare të arsyeshme që me më sjellë në formacion, sepse i kam statistikat më të mira se të gjithë aty, pa i nënçmuar futbollistët tjerë. Për këtë arsyeja e kërkova një sqarim nga trajneri, pse nuk jam as në bankë rezervë për çfarë arsyeje, kurse trajneri nuk reagoi asgjë. Dhe e pash që nuk llogarit në mua për ndeshjen e radhës dhe kështu vendosa që të largohem nga grumbullimi”, tha Vitija për Gazetën “Sheshi”.

Lojtari i Skënderbeut ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për grup-moshat U17 dhe U19.

Kujtojmë që Vitija ka qenë lojtari kyç tek U21 kur trajner ishte Rafet Prekazi.