Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se vala e katërt e pandemisë në vendin tonë është nën kontrollë.
Në konferencën për media, që me gjasë do të jetë e fundit për të në cilësinë e ministrit të MSH-së, tha se është i lumtur që ka arritur ta administrojë situatën, gjithmonë në koordinim me qytetarët, përcjell GazetaBlic.
“Ajo që është e rëndësishme, që sipas IKSHPK-së e OBSH-së, gjithmonë në bazë të parametrave aktualë, vala e katërt e pandemisë, ku varianti Delta e thotë fjalën kryesore, është nën kontrollë”, tha ndër të tjera Vitia.
/GazetaBlic/