Lajme

Vitia: U sigurua autoambulanca neonatale për foshnjat e posalindura

05/07/2024 17:27
nga:Sh R

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se është siguruar autoambulanca neonatale për foshnjet e porsalindura.

Vitia tha s kjo autoambulancë përdoret për të siguruar qasje në kujdesin intenziv për foshnjet që kanë nevojë.

Derisa theksoi se shumë shpejtë priten edhe shërbime të reja në këtë klinikë.

“U sigurua për foshnjet e posalindura autoambulanca neonatale, e cila përdoret për të siguruar qasje në kujdesin intenziv për foshnjet që kanë nevojë. Transporti i foshnjave në nevojë dhe premature në qendrën e specializuar do kontribuoj në sigurinë e pacientëve të vegjël e do të shpëtoj shumë jetë. Përmes këtij investimi, i percjellur me të gjitha pajisjet e gjeneratës së fundit, do të mundësojmë transport të sigurt me kushte e standarde cilësore. Së shpejti edhe shërbime të reja në këtë klinikë. Secila nevojë e klinikave po përmbushet, kurse shërbimet cilësore po shtohen. Vijojmë për secilën klinikë”, tha Vitia në Facebook.

Postimi i plotë: