Lajme

Vitia takohet me kryetarët e komunave, diskutohet rreth masave të reja anti Covid

08/27/2021 14:37
nga:Y I

Në ora 14:00 ka nisur takimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitija me kryetarët e komunave.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” kryetari i Asocicionit të Komunave, Sazan Ibrahimi.

Në takimin që po zhvillon Vitia me kryetarët e komunave po diskutohet rreth situatës së rënduar pandemike dhe rreth mundësisë për vendosjen e masave të reja anti Covid.

Numri i rasteve me Covid-19 është rritur ndjeshëm në vendin tonë ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 18 qytetarë dhe kanë rezultuar pozitive me Covid 2 mijë 295 të tjetë.

/Gazeta Blic/

 

 

178 pacientë me Covid po trajtohen në Spitalin e Pejës