Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se mjekët specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik, do të stimulohen përmes shtesës në pagë.
Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën pas mbledhjes së Qeverisë.Sipas tij, me këto shtesa paga e një mjeku specialist do të mund të arrijë deri në 1800 euro.
“Është një Rregullore e cila do të përcaktojë se për mjekë specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do të kenë një shtesë ekstra dhe natyrisht është edhe përvoja e punës dhe për një mjek specialist pas miratimit të Ligjit të Pagave, mund të shkojë paga deri në 1700-1800 euro”, tha Vitia.
Ai tutje u shpreh së janë brengosur me ikjen e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit.Para mediave, ministria tha se përmes koeficientit të Ligjit të Pagave janë munduar që ta parandalojnë këtë dukuri.Sipas tij, profesionistët shëndetësorë janë ata të cilët kanë përfituar më së shumti nga vlera e koeficientit, nga të gjitha kategoritë.Mes tjerash, Vitia deklaroi se janë duke u munduar që të gjejnë edhe mënyra të tjera të cilat do të bindnin stafin shëndetësor që të qëndrojë në institucione publike.
“Me shumë profesionistë shëndetësorë që kam folur, përveç pagave janë edhe arsye të tjera që ata largohen e kryesisht kanë të bëjnë me distribuimin jokorrekt të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit infermieror dhe kushte jo të përshtatshme të punës si dhe mungesë e aparaturave”, u shpreh ai.
Ai u shpreh i brengosur me ikjen e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit, teksa tha se në këtë drejtim, qeveria është munduar që të kujdeset me koeficientin e pagave, ku sipas tij, profesionistët shëndetësorë kanë përfituar më së shumti se çdo kategori tjetër.
“Kemi filluar dhe është një rregullore e cila do të përcaktojë se për mjekët specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do të ketë një shtesë ekstra. Natyrisht që është edhe përvoja e punës dhe pas kalimit të Ligjit të Pagave, një mjeku specialist nëse punon vetëm në ShSKUK mund t’i shkojë paga deri në 1 mijë e 700 apo 800 euro në muaj”, është shprehur Vitia.
Tutje, ai bëri të ditur se në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës janë 140 vende të lira pune për staf shëndetësor.
“ShSKUK-ja si organizatë në vete, çdo kërkesë që e ka në raport me stafin për të përmirësuar shërbimet i hap konkurset vetë. Ajo çka kam dëgjuar nga bordi, tani janë 140 vende të lira pune për staf shëndetësor, kryesisht staf i mesëm, pra infermieror”, është shprehur Vitia.


