Lajme

Vitia: “Sedacionin inhalator” është shërbimi i ri stomatologjik pediatrik që do të funksionalizohet në vendin tonë

12/21/2023 15:19
nga:N K

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar për shërbimin e ri stomatologjik pediatrik që quhet “Sedacionin inhalator (N2/02)”.

Ministri Vitia njofton se ky shërbim do të funksionalizohet në Kosovë dhe i njëjti nuk shkakton analgjezion të plotë.

Sipas njoftimit të ministrit të Shëndetësisë, “Sedacionin inhalator (N2/02)” lehtëson përballjen me trajtimin, redukton frikën dhe ankthin gjatë trajtimit, rrit pragun e ngacmueshmërisë së dhimbjes, minimizon lëvizjet e padëshirushme dhe reagimet ndaj trajtimit stomatologjik dhe përmirëson komunikimin dhe bashkëpunimin e pacientit me mjekun.

Ai ka njoftuar se fillimit të shërbimit me “sedacion inhalator” i parapriu hartimi i “Udhërrëfyesit Klinik” i punuar nga ekspertët tanë.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se Qendra Klinike Stomatologjike Universitare tashmë është pajisur me aparaturën e veçantë për këtë shërbim, duke shtuar se shërbimet stomatologjike dhe dhe edukimin parandalues tek fëmijët i kanë prioritet.