Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, theksoi se nga data 13 shtator do të ketë rregulla të reja në administratën publike.
Vitia ka thënë që nga kjo datë të gjithë punëtorët që paraqiten në punë duhet të kenë një nga dëshmitë si certifikata e vaksinimit, testi PCR negativ në 72 orët e fundit, apo testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë, që tregon që personi ka kaluar Covidin.


