Zgjedhjet Lokale

Vitia në lagjen Kalabria: Do të bashkëpunojmë me qeverinë për të realizuar sa më shpejt projektin e rrugës dhe unazës

10/09/2021 12:58
nga:Y I

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka vizituar lagjen Kalabria në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Vitia ka premtuar se në bashkëpunim me qeverinë do të realizojnë projektin e rrugës dhe unazës për t’u lidhur me qytetin dhe lagjet e tjera.

Ai ka thënë se kështu do të veprojnë me çdo kërkesë urgjente të qytetarëve.

Postimi i plotë:

E drejta e një lagjeje është lidhja me qytetin, me lagjet e tjera. Kjo është e drejta e Kalabrisë.

Projekti i rrugës dhe unazës është i realizueshëm dhe për të do të bashkëpunojmë me qeverinë. Kështu do të veprojmë për çdo kërkesë urgjente të qytetarëve. Disa çështje thjesht nuk presin më shumë.

Faleminderit për përzemërsinë sonte e përherë Kalabri.