Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është vaksinuar sot.
Ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen, mos të hezitojnë.
“Ju lutem të paraqiteni dhe ta kryeni dozën e parë të vaksinës këto ditë. Ashtu që dozën e dytë ta merrni para se fillojë vjeshta” shkruan Vitia në Facebook raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:
Të nderuara qytetare, e të nderuar qytetarë,
Dje filloi vaksinimi edhe për moshat 40+ vjeç.
Si bashkëmoshatarët e mi sot mora vaksinën antiCovid.
Ne së fundi kemi marrë ndihmë shumë të vyer nga Norvegjia me vaksinat AstraZeneca. E di që keni dëgjuar shumë fjalë. Edhe që disi keni hezitime.
Por si gjithnjë ju siguroj që çka themi ashtu dhe është.
Vaksinat jo vetëm që janë të sigurta por janë dhe shpëtimi ynë. Mos e shtyni për një ditë tjetër.
Ju lutem të paraqiteni dhe ta kryeni dozën e parë të vaksinës këto ditë. Ashtu që dozën e dytë ta merrni para se fillojë vjeshta.
Bashkë dhe si çdo herë – SIGURTË!


