Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka vazhduar fushatën elektorale.
Ai ka premtuar rrugë, hapësira sportive e ëerdhe për çdo fshat të Prishtinës.
Njoftimi i plotë:
Rruga kryesore, rrugët e tjera, hapësirat sportive, kanalizimi dhe çerdhet për çdo fshat që ka më shumë se 100 fëmijë janë të domosdoshme. Këto ishin disa prej çështjeve që u diskutuan në fshatin Besi, në Rimanishtë e Sharban. Kjo pjesë është hambari i qytetit, kështuqë është obligim yni të sigurojmë subvencione në bujqësi.
I siguroj të gjithë qytetarët që të gjitha investimet janë të analizuara mirë dhe të buxhetuara.
Përulësisht ju falenderoj për mikpritjen e përkrahjen!