Lajme

Vitia: Edhe 400 mijë vaksina të tjera i kemi në stok

10/01/2021 11:20
nga:M K

Në prag të konfirmimit të lajmit se nuk do të jetë ministër i shëndetësisë, Arben Vitia po numëron sukseset e tij të deritanishme.

Në konferencën për media, ai tha se momentalisht Kosova posedon edhe 400 mijë vaksina të tjera, përcjell GazetaBlic.

“Mbi 1.3 milionë vaksina janë administruar deri më tani në Kosovë, ndërsa aktualisht në stok janë edhe 400 mijë të tjera, andaj ju ftoj që ta shfrytëzoni këtë të drejtë dhe të vaksinoheni, si e vetmja formë për ta mposhtur virusin”, tha mes tjerash Vitia.

/GazetaBlic/