Vetëvendosje e ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale në Prishtinë.
“E filluam në shesh e prej sot do jemi në çdo fshat e lagje, në çdo rrugë të Prishtinës duke ofruar alternativën tonë për Kryeqytetin”, ka shkruar kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia.
Postimi i plotë:
Përmes ekpozimit të pjesës më të madhe të programit tonë në sheshin “Nënë Tereza”, sot hapëm zyrtarisht fushatën tonë për Prishtinën.
E filluam në shesh e prej sot do jemi në çdo fshat e lagje, në çdo rrugë të Prishtinës duke ofruar alternativën tonë për Kryeqytetin.
Kryeqyteti është integrimi mes natyrës dhe kulturës, mes informimit dhe shërbimit, mes qytetit dhe fshatit, si tërësia organike e jetës tonë të përditshme.
Ecim bashkë përmes programit tonë nëpër Prishtinën e jetueshme.
Me 14 nëntor, votojmë numrin 144.
Bashkë qeverisim për Prishtinën