Lajme

Vitia dhe zëvendësministrja e Arsimit do të mbajnë konferencë për media

09/12/2021 13:40
nga:Q R

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me zëvendësministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, do të mbajnë konferencë për media, përcjell Gazeta Blic.

Kjo konferencë vjen pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës ku po diskutohet për masat e reja anti-COVID.

Konferenca do të mbahet në ora 15:30.

Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimit nga Zyra për Komunikim.

Qeveria pritet të mblidhet sot ose nesër për masat e reja anti-COVID