Viti 2024 ka shënuar ngritjen e një prej sulmuesve më të pamëshirshëm të viteve të fundit në Evropë.
Në moshën 26-vjeçare, Viktor Gyökeres më në fund ka shpërthyer në elitën më të lartë të futbollit.
Me 62 gola për Sportingun dhe Suedinë, ai është kurorëzuar si golashënuesi më i mirë i vitit, duke u vendosur krah për krah me Leo Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n për sa u përket statistikave të golave.
Që nga krijimi i çmimit të IFFHS për “Golashënuesin më të Mirë Botëror të Vitit” në vitin 2011, askush nuk e ka tejkaluar rekordin e 91 golave të Messit në 2012.
Cristiano Ronaldo e ka fituar këtë çmim pesë herë, më shumë se kushdo tjetër.
Por Gyökeres tani është ndër pesë lojtarët me më shumë gola në një vit kalendarik, duke hyrë në një klub ekskluziv, ku vetëm Robert Lewandowski ka thyer dominimin me 69 gola në 2021.
Golashënuesit më të mirë të çdo viti (2011-2024):
2011: Cristiano Ronaldo (60)
2012: Leo Messi (91)
2013: Cristiano Ronaldo (69)
2014: Cristiano Ronaldo (61)
2015: Cristiano Ronaldo (57)
2016: Leo Messi (58)
2018: Baghdad Bounedjah (58)
2019: Abderrazak Hamdallah (57)
2020: Robert Lewandowski (47)
2021: Robert Lewandowski (69)
2022: Kylian Mbappé (56)
2023: Cristiano Ronaldo (54)
2024: Viktor Gyökeres (62)
Pas një sezoni të shkëlqyer, shumë kishin dyshime nëse Gyökeres ishte thjesht një fenomen i një sezoni. Por, këtë vit, ai ka treguar një konsistencë të jashtëzakonshme, duke shënuar 52 gola për Sporting-un dhe 10 për Suedinë. Në kombëtare, ai bashkëpunon me Alexander Isak, duke krijuar një dyshe sulmuese të frikshme.
Në total, ai ka realizuar 62 gola në 63 ndeshje, me një mesatare prej 0.98 golash për ndeshje. Goli i tij ka ardhur në çdo mënyrë të mundshme: nga vetë-krijimi i aksioneve deri te finalizimet brenda zonës.
Top-golashënuesit e vitit 2024:
Viktor Gyökeres (Sporting CP): 62 gola
Erling Haaland (Manchester City): 49 gola
Harry Kane (Bayern Munich): 46 gola
Cristiano Ronaldo (Al-Nassr): 43 gola
Robert Lewandowski (Barcelona): 42 gola
Jonathan David (Lille): 40 gola
Ayoub El Kaabi (Olympiakos): 40 gola
Kylian Mbappé (Real Madrid): 39 gola
Ndërsa shumë e shohin atë si një nga sulmuesit më të kërkuar në planet, ai mbetet i përkushtuar ndaj Sportingut. “Dua ta përfundoj këtë sezon këtu.
Më pëlqen shumë te Sportingu. Për një klub të ri? Do ta shohim kur të vijë momenti,” tha ai kohët e fundit. Gjithçka tregon se ai do të bëhet anëtari i radhës i “klubit të 100 milionë eurove”.