Showtime

Viti i dasmave për modelet shqiptare! Edhe Arta Nitaj ‘çmend’ ndjekësit me paraqitjen e fundit

05/06/2021 11:25
nga:Genita C

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundi, ajo ka befasuar ndjekësit me paraqitjen e saj të fundit, teksa ka pozuar e veshur me vello të bardhë, shkruan GazetaBlic.

“Shumë shpejt”, ishte mbishkrimi i kësaj fotografie teksa filluan aludimet se Arta Nitaj është gati edhe për martesë.

Mirëpo, kjo me sa duket është vetëm një fotosesion i Artës e cila ka vendosur këtë herë të pozoj me veshje të tillë.

Kujtojmë se, shumë nga modelet shqiptare kohëve të fundit kanë pozuar me vello të bardhë./GazetaBlic/