Lajme

Viti: Arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

11/05/2022 12:38
nga:Astrit Gashi

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për të vuajtur dënimin prej 1 viti e 10 ditësh burgim, për shkak të veprave penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Hyrje në sistemin kompjuterik”.

Personi me inicialet B.S., u arrestua në Viti, njofton policia.

Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.