Lajme

Vishaj: Jemi të gatshëm për çdo lloj varianti të koronavirusit

09/25/2021 09:50
nga:Y I

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë që ekipi i tyre mjekësor është i gatshëm për t’u përballur me çfarëdo varianti të koronavirusit.

Ai po ashtu i ka quajtur të nevojshme masat e vendosura pasi që virusi pëson shumë motacione duke paraqitur rrezik më të madh.

“Ne nuk mund të prognozojmë mbyllje të tjera. Natyra e virusit Corona duket se është e tillë që ka mundësi të transformohet që të pësojë mutacione të shumta dhe për këtë arsye aplikimi i masave kundër epidemike është e nevojshme që të aplikohen kundër epidemike me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit. Jo vetëm gratë, por edhe burrat duhet të vaksinohen mbi 16 vjeç”, ka thënë Vishaj për EkonomiaOnline.

“Pa dallim gjinie duhet të vaksinohen të gjithë sepse vaksina duket që është arma më e fortë për të parandaluar virusin e cila sëmundje po shkakton probleme të mëdha me numër të madh të vdekjeve të moshave të reja dhe te moshat e shtyra”.

“Klinika Infektive i ka ata shtretër që ka pasur prej fillimit. 20 shtretër janë shndërruar në mjekimin intensiv. Dhe kemi një kapacitet prej 98 shtretër për trajtimin e pacientëve”.

Vishaj ka thënë që ka sasi të mjaftueshme të barnave dhe se janë të gatshëm pë t’u ballafaquar me virusin.

“Barna kemi mjaftueshëm. Ajo çka është e rëndësishme është oksigjeni dhe kemi pasur tërë kohën”.

“Ne jemi të gatshëm për çdo lloj varianti. Tani jemi në fazën kur kemi përgjysmim të hospitalizuarve dhe jemi duke e përcjell me dinamikë situatën”, tha Vishaj.