Lajme

Visar Ymeri: Këto janë mesazhet që dërgoi ‘Banjska’ për Kosovën dhe Serbinë!

02/01/2024 13:25
nga:Y I

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” foli për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Ai tha do të duhej të kishte një raport kredibil për këtë sulm në mënyrë që të dihet saktë se deri ku shkon zingjiri komandues.

Ymeri tha se Banjska ka dërguar një mesazh të qartë për Kosovën dhe Serbinë se çështja e veriut nuk mund të zgjidhet përmes forcave të armatosura por do të zgjidhet përmes dialogut politik.

“Unë mendoj se njëfarë forme të ndëshkimit Serbia është duke e parë. Tani janë dy çështe për të cilat ka një kritikë dhe kërkesë ndaj Serbisë që të veprojë shpejt. E para është ndëshkimi i të gjithë akterëve pjesmarrës në Banjskë. Keq që nuk kemi parë një raport kredibil për t’a ditur saktë se deri ku shkon ky zingjir komandues në qeverinë e Serbisë, a është i përfshirë edhe presidenti i Serbisë, që unë mendoj që është. Mendoj se Serbia duhet domosdoshmërisht të merret me dënimin e akterëve, veçanarisht duhet që përmes këtij dënimi ta tregojë se asnjëherë më në të ardhmen nuk do ta përsërisë të njëjtin sulm karshi Republikës së Kosovës. Unë mendoj se Banjska në njëfarë forme ose tjetër i ka dërgu dy mesazhe, edhe Serbisë edhe Republikës së Kosovës, për shkak të sjelljes së mëhershme që është kritiku shumë nga SHBA-të dhe BE-ja, që çështja e veriut nuk mund të zgjidhet përmes forcave të armatosura por do të zgjidhet përmes dialogut politik”

Ai tutje shtoi se një lloj ndëshkimi i Serbisë, për sulmin në Bansjkë, është edhe shtimi i kapaciteteve mbrojtëse për Kosovën.

“Asnjëra anë nuk mund ta zgjidhë këtë me organizim, dhe në këtë drejtim konsideroj se kjo porosi nga perspektiva publike duket se më mirë është kuptuar nga zoti Kurti se sa është kuptuar nga presidenti i Serbisë. Një lloj ndëshkimi i Serbisë është edhe shtimi i kapaciteteve mbrojtëse për Republikën e Kosovës” deklaroi Ymeri në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.