Gjyqtari nga Kosova, Visar Kastrati është deleguar nga UEFA për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Evropian U-21, Bullgari – Uells.
Ndeshja mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në Sofje në stadiumin “Slavia” me fillim nga ora 17:30, shkruan GazetaBlic Sport.
Kastrati do të ketë ndihmën e asistentëve, Besnik Morina dhe Lumturije Muhadri, kurse gjyqtar i katërt i këtij takimi do jetë Mervan Bejtullahu.
Vlen të theksohet se Lumturije Muhadri debuton në këtë rang garash, ku edhe e bënë femrën e parë shqiptare që gjykon në konkurrencën e meshkujve në garat e UEFA-së.
/GazetaBlic Sport/


