Visar Bekaj, portieri i kombëtares së Kosovës ka një mesazh për ish klubin e tij, FC Prishtinën para finales së sotme me Llapin.
Prishtina dhe Llapi ballafaqohen sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të finales së Kupës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Bekaj i uron fat lojtarëve të Prishtinës në finalen e sotme.
“Përshëndetje, sot është ditë e madhe për Prishtinën e Plisat, është finalja e Kupës së Kosovës, iu urojë shumë suksese, forca djema, bëjeni më të mirën e mundshme dhe Plisat bëjeni atmosferën siç vetëm ju dini dhe tregoni se finalja fitohet e nuk luhet”, tha Bekaj për ‘GazetaBlic Sport’.
/GazetaBlic Sport


