Sporti

Visar Bekaj po i “çmend” turqit, pritjet e tij të mrekullueshme ia fituan lojën sot Hatayasporit

03/16/2025 16:15
nga:Lorik J

Skuadra e Hatayaspor ka fituar sot ndaj Sivasspor në Superligën e Turqisë.

Edhe në këtë ndeshje shkëlqeu Visar Bekaj, portieri kosovar, i cili është në formë të mrekullueshme muajin e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.

Bekaj u vlerësua me notën 8.1, pasi gjatë 90 minutave lojë bëri 6 pritje, të cilat ishin vendimtare që skuadra e tij të merrte pikët maksimale.

Ja statistikat e tij:

  • 6 pritje
  • 5 pritje brenda zonës
  • 1 grushtim i topit
  • 70% e pasimeve të sakta